Ministria e Ribashkimit e Koresë së Jugut bëri të ditur të mërkurën se pala verikoreane shpalli po atë ditë se do të ndalojë punonjësit jugkoreanë të shkojnë në zonën industriale të Kaesongut. Seuli shpreh keqardhjen e vet për këtë vendim.
Zëdhënësi i Ministrisë së Ribashkimit të Koresë së Jugut Kim Hyung-Suk u shpreh se Pheniani do të ndalojë punonjësit nga Koreja e Jugut të hyjnë në Kaesong, por ata që kanë mbetur ende aty mund të rikthehen në Korenë e Jugut.
Tani në zonën industriale të Kaesongut ndodhen ende 861 punëtorë jugkoreanë dhe 7 të tjerë të huaj. Kjo zonë është rezultat i deklaratës së përbashkët të 15 qershorit 2000 dhe ka qenë simbol i bashkëpunimit ekonomik midis dy Koreve. (Vera/Artani)