Kreu i shtetit i Kinës Xi Jinping ishte i pranishëm në një takim me liderët e Afrikës mëngjesin e të enjtes të zhvilluar në Durban. Në këtë takim ai foli lidhur me marrëdhëniet kino-afrikane dhe gjendjen aktuale të Afrikës.
Xi u shpreh se aktualisht Afrika ndodhet në një fazë kyçe në ndjekje të "paqes dhe zhvillimit". Me lulëzimin ekonomik, Afrika vazhdon të luajë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare.
"Unë jam i bindur se përsa kohë Afrika ruan paqen dhe stabilitetin, ajo padyshim do të shkojë drejt një të ardhmeje të ndritshme, " deklaroi Xi Jinping.
Kreu i Kinës theksoi se zhvillimi i marrëdhënieve kino-afrikane nuk do të ndalet asnjëherë. Pala kineze shpreson të bashkëpunojë me vendet afrikane për thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe. (Yin Xiao/Albana)