Kina, Japonia dhe Republika e Koresë përfunduan raundin e parë të bisedimeve për krijimin e Zonës së Tregtisë së Lirë, duke përcaktuar një udhëzues për negociatat e ardhshme, tha ministria koreane e Tregtisë të enjten.
"Në këtë raund të parë bisedimesh, të tre vendet përcaktuan rregullat për zhvillimin e negociatave të ardhshme që përfshijnë udhëzimin e principeve bazë, ndërsa diskutohen çështjet teknike," thotë Ministria e Tregtisë, Industrisë dhe Energjisë në Seul.
Negociatat do të zhvillohen mbi bazën e kërkimeve të përbashkëta të industrialistëve, akademikëve dhe qeverive.
Të tre palët kanë rënë dakord të bëjnë edhe dy raunde të tjera negociatash, ku i dyti do të mbahet në qershor ose korrik në Kinë. (Leftion Peristeri)