PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
ShBA-ja e Koreja J. diskutojnë mbi tensionet në Gadishull
2013-03-28 17:02:27 CRI Komenti juaj Printoni
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel zhvilloi të mërkurën një bisedë telefonike me homologun e vet koreanojugor Kim Kwang Jin. Hagel e Kim shkëmbyen mendime lidhur me gjendjen në Gadishullin Korean pas shpalljes nga Koreja e Veriut të futjes së trupave të saj në gjendje gatishmërie luftarake dhe ndërprerjes së linjës telefonike të komunikimit me palën koreanojugore. Të dy krerët e mbrojtjes ishin të mendimit se forcimi i koalicionit amerikano-koreanojugor është i rëndësishëm për stabilitetin në Gadishullin Korean dhe vendosën të forcojnë konsultimet dhe bashkërendimin për të përballuar "agresionin" koreanoverior.

Shefi i Pentagonit theksoi se ShBA-ja e ka "detyrim të palëkundur" mbrojtjen e sigurisë së Koresë së Jugut. Ai bëri të ditur se Uashingtoni ka vendosur të instalojë sistemin e interceptimit të raketave dhe radarë të paralajmërimit të hershëm në Bregun Perëndimor të Shteteve të Bashkuara për të përballuar kërcënimin me raketa nga Pheniani.

(Yin Xiao/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China