PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi Jinping takon liderët e "BRICS"
2013-03-28 09:30:42 CRI Komenti juaj Printoni
Takimi midis liderëve të "BRICS" dhe liderëve të shteteve afrikane u zhvillua pasditen e së mërkurën në Durban të Afrikës së Jugut.

Temë e takimit ishte shfrytëzimi i kapaciteteve për prodhimin e energjisë në Afrikë si edhe bashkëpunimi midis vendeve "BRICS" dhe Afrikës në fushën e infrastrukturës.

Gjatë fjalimit të tij, presidenti kinez Xi Jinping deklaroi se shekulli i 21-të përbën një fazë thelbësore për Afrikën.

"Vendet "BRICS" kanë pasur interesa të përbashkët me vendet afrikane dhe zhvilluar prej kohësh miqësinë. Zhvillimi i Afrikës do të jetë një rast i mirë edhe për vendet "BRICS" dhe anasjelltas. Kina përkrah ndërtimin në mënyrë demokratike të marrëdhënieve të partneritetit strategjik mes vendeve "BRICS" dhe Afrikës," tha Xi.

Ndërkohë, ai theksoi se vendet "BRICS" duhet të punojnë mbi zhvillimin e infrastrukturës në Afrikë, duke marrë pjesë në projekte të mëdha ndërtimi dhe duke shtuar bashkëpunimin tregtar.

"Kina shpreson të ndërtojë marrëdhënie partneriteti strategjik me vendet afrikane. Çdo vit do të ndihmojmë Afrikën duke trajnuar 300 punonjës profesionistë në fushën teknike dhe administrative," tha Xi Jinpig.

Kina ka premtuar heqjen e 97% të tarifave mbi produktet që vijnë nga vendeve më të varfra dhe që kanë lidhje diplomatike me Pekinin. "Kjo masë pritet të hyjë në fuqi në vitin 2015," theksoi lideri kinez.

Ndërkohë liderët e tjerë të vendeve "BRICS" u shprehën se ata dëshirojnë të ndërtojnë marrëdhënie partneriteti strategjik me vendet afrikane, duke ofruar ndihmë teknike në fushën e infrastrukturës, për të forcuar zhvillimin e qëndrueshëm.

Nga ana tjetër liderët e vendeve afrikane thanë se vitet e fundit, ekonomia në këtë zonë ka pasur zhvillim të madh, ndaj Afrika mund të quhet si toka e mundësive. Aktualisht më e rëndësishme është forcimi i ndërtimit të infrastrukturës dhe industrializimi, duke rritur aftësinë konkurruese.

Liderët e vendeve afrikane vlerësuan dhe përkrahjen e vazhdueshme të Kinës ndaj Afrikës dhe shprehën dëshirë të forcojë më tej bashkëpunim. (Yin Xiao/Leftion Peristeri)
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China