PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi: Të forcohet bashkëpunimi industrialo-tregtar mes vendeve të BRICS-it
2013-03-27 20:24:31 CRI Komenti juaj Printoni

Liderët dhe përfaqësuesit e sektorëve të industrisë e të tregtisë të vendeve të BRIKS-it patën të mërkurën një mëngjes pune në Durban të Afrikës së Jugut, ku ishin të pranishëm edhe kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping, presidenti i Afrikës së Jugut Jakob Zuma, presidentja e Brazilit Dilma Rousseff dhe presidenti i Rusisë Vladimir Putin.

Në fjalën e tij z. Xi vuri në dukje se bashkëpunimi i sektorëve të industrisë e të tregtisë të vendeve anëtare të BRICS-it ndodhet përpara shanseve historike. Ai shprehu shpresën se këto shanse të mira do të shfrytëzohen dhe zhvillimi i vendeve anëtare të BRICS-it do të integrohet me zhvillimin e përbashkët ekonomik të këtyre vendeve. Kreu i shtetit kinez kërkoi gjithashtu forcimin e bashkëpunimit mes qeverive të vendeve të BRICS-it dhe nxitjen së bashku të zhvillimit ekonomik të këtyre vendeve.

Xi Jinping u shpreh se Kina ngul këmbë në politikën bazë të reformës dhe të hapjes ndaj botës së jashtme dhe në strategjinë e hapjes me leverdi reciproke. Qeveria kineze nxit dhe përkrah kompanitë kineze të investojnë në vendet e BRICS-it, si edhe mirëpret kompanitë e vendeve të BRICS-it të investojnë në Kinë. (Vera/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China