Presidenti kinez Xi Jinping dhe udhëheqësit e katër ekonomive të tjera botërore në zgjerim u takuan në Durban për samitin e pestë të BRICS-it, për t'i dhënë një shtysë bashkëpunimit.
Liderët e Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës e Afrikës së Jugut, që përbëjnë BRICS në këtë takim paraqesin planet për themelimin e një banke zhvillimi dhe krijimin e depozitave në valutë për të zgjeruar bashkëpunimin mes tyre.
Xi Jinping e ka vlerësuar organizimin për herë të parë të samitit në Afrikë, sëbashku me Forumin e Dialogut mes BRICS-it dhe këtij kontinenti.
"Mezi pres të diskutoj planet e bashkëpunimit me udhëheqësit e tjerë të BRICS dhe liderët afrikanë. Besoj se me përpjekjet e vendosura të të gjithë pjesëmarrësve, takimi do të jetë i suksesshëm dhe do të çojë në një stand të ri bashkëpunimin me vendet në zhvillim", tha Xi kur mbërriti në Afrikën e Jugut. (Ardi Pulaj)