Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Koresë së Jugut bëri të martën një deklaratë, ku shprehu kundërshtim të ashpër ndaj një teksti historie të shkollës së mesme të miratuar nga qeveria japoneze, i cili sipas tij shmang përgjegjësinë historike të Japonisë dhe shtrembëron faktet historike. Koreja e Jugut i kërkon qeverisë japoneze të rikthejë besimin reciprok midis dy vendeve nëpërmjet veprimeve të përgjegjshme.
Zëdhënësi i diplomacisë koreanojugore u shpreh në deklaratën e tij se në tekstet shkollore të miratuara nga qeveria japoneze, ishulli Dokto, që është pjesë territoriale e Koresë së Jugut (i quajtur Takeshima nga Japonia) cilësohet si territor japonez. Si nga historia e gjeografia, ashtu edhe nga ligji ndërkombëtar, theksoi zëdhënësi, ishulli Dokto është i Koresë së Jugut, prandaj qeveria e Seulit rithekson se nuk do ta tolerojë qëndrimin e Japonisë. (Vera/Artani)