PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pekin: Pala japoneze duhet të korrigjojë qëndrimet e veta
2013-03-26 20:40:40 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hong Lei u shpreh të martën në Pekin se pala japoneze duhet të korrigjojë qëndrimet e veta dhe të bëjë më shumë në të mirë të nxitjes së besimit së ndërsjellë me vendet fqinje dhe të qëndrueshmërisë rajonale, dhe jo të kundërtën.

Siç mësohet, në një bisedë telefonike të zhvilluar të hënën me kryetarin e Këshillit Europian Herman Van Rompui, kryeministri japonez Shinzo Abe tha se, në gjendjen e vështirë të sigurisë në Azinë Lindore, BE-ja duhet të ruajë embargon e armëve ndaj Kinës. Z. Van Rompui tha nga ana e tij se BE-ja nuk do ta ndryshojë qëndrimin e vet për këtë çështje.

Lidhur me këtë, Hong Lei u shpreh se embargoja e armëve ndaj Kinës nuk përputhet me gjendjen e tanishme të zhvillimit të marrëdhënieve midis Kinës dhe BE-së dhe me prirjen e paqes, zhvillimit dhe bashkëpunimit në botë. Qëndrimi i palës kineze për heqjen e embargos është konsekuent. Zëdhënësi i diplomacisë kineze shprehu shpresën se BE-ja do të ndërmarrë nismën për të hequr pengesat e panevojshme në marrëdhëniet dypalëshe. (Vera/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China