PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Peniani kërcënon të sulmojë SHBA-në, K. e Jugut
2013-03-26 19:41:22 CRI Komenti juaj Printoni

Komanda Supreme e ushtrisë koreanoveriore njoftoi të martën se batalionet e artilerisë së rëndë dhe raketat strategjike janë vendosur në vijën e parë të luftës dhe në shënjestër kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Korenë e Jugut.

"Batalionet janë të gatshme të sulmojnë baza në zemër të SHBA-ve, në Hauai e Guam dhe zona të tjera operative në Paqësor. Gjithashtu në shënjestër janë edhe objektivat armike në Korenë e Jugut", thuhej në deklaratën e komandës, të publikuar nga agjencia zyrtare e lajmeve, KCNA.

"Ne do të demonstrojmë me veprime ushtarake praktike se do të kundërpërgjigjemi për të mbrojtur sovranitetin e dinjitetin e lidershipit suprem të vendit", shkruhej në deklaratë. (Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China