PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hong: "Tokio të rikthejë besimin te fqinjët"
2013-03-26 19:29:25 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme kineze, Hong Lei i bëri thirrje të martën Japonisë që të rikthejë besimin te fqinjët e saj dhe të punojë për paqen rajonale.

"Japonia duhet të ndryshojë mentalitetin; të bëjë më shumë për të kthyer besimin te fqinjët e të punojë për paqen e stabilitetin e rajonit e jo të bëjë të kundërtën", tha Hong në një konferencë për shtyp.

Deklarata e tij erdhi pasi kryeministri japonez Shinzo Abe gjatë një bisede telefonike me presidentin e Bashkimit Europian, Herman Van Rompuy, u shpreh se Brukseli duhet të mbajë në fuqi ndalimin e eksporteve të armëve drejt Kinës.

"Embargoja nuk është as në përputhje me rrjedhën e marrëdhënieve Kinë-BE dhe as në të njëjtën linjë me përpjekjet për paqe në botë, zhvillim e bashkëpunim", tha zëdhënësi. (Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China