Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij tanzanian Jakaya Mrisho Kikwete biseduan në Dar Es Salam për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Në një deklaratë të përbashkët pas takimit, dy udhëheqësit vlerësuan miqësinë tradicionale dhe ranë dakord për të krijuar e zhvilluar një partneritet me përfitime të ndërsjellta.
Kina dhe Tanzania u zotuan që të mbështesin njëra-tjetrën në çështjet e sovranitetit, integritetit territorial, stabilitetit e zhvillimit.
Përsa i përket bashkëpunimit tregtar, Xi Jinping dhe Jakaya Mrisho Kikwete ranë dakord për shtimin e investimeve, të projekteve të ndërtimit, të bujqësisë e telekomunikacionit.
Presidenti tanzanian tha se vendi i tij respekton një Kinë të vetme dhe mbështet përpjekjet e autoriteteve të Pekinit për ribashkimin kombëtar. (Ardi Pulaj)