Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Koresë së Jugut Jung Seung-jo dhe gjenerali James Thurman, nënshkuan më 22 mars planin mbi trajtimin e përbashkët për kërcënimin rajonal, plan ky që hyn në fuqi që nga data e nënshkrimit.
Sipas planit, për të shmangur kërcënimin rajonal nga Peniani, ushtria e Koresë së Jugut do të drejtojë operacionet ushtarake, ndërsa trupat amerikane kanë rol ndihmës. Ndër trupat amerikane të ndihmës përfshihen forcat ajrore, artileri të ushtrisë amerikane në Korenë e Jugut, forcat amerikane në Japoni si dhe forcat e shtabit të Paqësorit.
Sipas Thurman, pas nënshkrimit të planit, Koreja e Jugut dhe SHBA-ja do të jenë në gjendje t'i përgjigjen çdo kërcënimi, duke treguar një aleancë të fortë ndërmjet tyre.