PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rusi, nis "Viti i turizmit i Kinës"
2013-03-23 09:10:37 CRI Komenti juaj Printoni


Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping, që ndodhet në Moskë për një vizitë zyrtare, dhe presidenti i Rusisë Vladimir Putin morën pjesë në ceremoninë e fillimit të "Vitit të turizmit të Kinës" në Rusi, të zhvilluar të premten në Kremlin.

Duke theksuar rolin e rëndësishëm të bashkëpunimit kulturor në kuadrin e marrëdhënieve të partneritetit strategjik kino-rus, presidenti Putin u shpreh se vitet e fundit të dyja vendet kanë zhvilluar me sukses një sërë veprimtarish, si "Viti i gjuhës" dhe "Viti i turizmit i Rusisë" në Kinë, kanë thelluar njohjen e besimin ndërmjet të dy popujve dhe kanë forcuar bazën shoqërore të marrëdhënieve dypalëshe.

Z. Xi Jinping tha në fjalën e vet në ceremoni se zgjerimi i bashkëpunimit kino-rus në fusha të ndryshme do të jetë fokusi i punës së të dy vendeve në të ardhmen. Turizmi është një mjet për transmetimin e qytetërimeve, një urë për shkëmbimet ndërmjet kulturave dhe një faktor për nxitjen e miqësisë. Kina është një vend me qytetërim të lashtë dhe me burime të pasura turistike, vuri në dukje z. Xi, duke shpresuar se të dyja palët do ta shfrytëzojnë "Vitin e turizmit" si një pikënisje për thellimin e bashkëpunimit strategjik kino-rus. (Wang Xianya/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China