PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Koreja e Jugut: Sulmi kibernetik mund të mos jetë nga Kina
2013-03-23 10:42:26 CRI Komenti juaj Printoni

Rregullatori i komunikimit në Korenë e Jugut u shpreh se sulmi kibernetik i së mërkurës mbi bankat dhe transmetuesit në këtë vend mund të mos ketë ardhur nga Kina siç u besua fillimisht.

Piratët e internetit shkatërruan rrjetet e tre transmetuesve dhe dy bankave, gjë që u mendua si vepër e ushtrisë së madhe të "luftëtarëve kibernetikë" të Koresë së Veriut.

Zyrtarët në Seul thanë në fillim që kishin zbuluar se sulmi ishte kryer nga një server në Kinë. Por Komisioni i Komunikimit i Koresë së Jugut u shpreh më pas se një hetim më i kujdesshëm i sulmit në njërën nga bankat, tregoi se adresa e IP-së ishte virtuale dhe përdorej brenda bankës për qëllime të brendshme. Kjo adresë përkonte rastësisht me një adresë të regjistruar në Kinë.

Rreth 32 mijë kompjutera u goditën nga sulmi kibernetik i së mërkurës dhe mund të nevojiten deri në pesë ditë që ata të rikthehen plotësisht në punë. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China