Kryetari i Shtetit i Kinës zhvilloi të premten në Moskë bisedime me homologun e vet rus Vladimir Putin. Të dyja palët shkëmbyen mendimet mbi çështjet kryesore rajonale dhe botërore.
Para bisedimeve, Putini zhvilloi ceremoninë e madhe pritëse për vizitën shtetërore të liderit kinez Xi Jinping.
Sipas programit, pas bisedimeve, Xi Jinping dhe Putini do të marrin pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe më pas do të takohen me mediet, si dhe do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së Vitit Turistik të Kinës. (Jiang Lei/Albana)