Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping, duke nisur nga e premtja, do të zhvillojë vizita në Rusi, Tanzani, Afrikën e Jugut e Kongo si dhe do të marrë pjesë në takimin e 5-të të liderëve të vendeve të BRICS-it. Duke qenë vizita e parë jashtë shtetit e Xi që kur mori postin e kreut të shtetit, Rusia i ka kushtuar një vëmendje të veçantë. Zv/ministri i jashtëm rus, Sergei Riabkov deklaroi se Moska e vlerëson faktin se Xi Jinping zgjodhi Rusinë si vendin e parë të vizitave. Ai tha se janë bërë përgatitje të shumta."Vitet e fundit Rusia dhe Kina kanë krijuar marrëdhënie të posaçme të partneritetit strategjik, duke arritur suksese të mëdha në fusha të ndryshme. Shpresoj që vizita do të ndikojë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe", tha Riabkov.
Ndërsa në faqen e internetit të "Zërit të Rusisë" u botua një artikull, në të cilin vlerësohen marrëdhëniet dypalëshe, të cilat konsiderohet se janë në fazën më të mirë të zhvillimit historik. "Kina është partnerja më e madhe tregtare e Rusisë, investimet midis dy vendeve zgjerohen, bashkëpunimi në fushën e energjisë u zhvillua më tej, bashkëpunim rajonal dhe kufitar shkon mirë. Vizita e kryetarit Xi Jinping do të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe", shkruan "Zëri i Rusisë". (Vera/ Ardi Pulaj)