PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Putin: "Marrëdhëniet ruso-kineze kanë rëndësi globale"
2013-03-22 12:00:21 CRI Komenti juaj Printoni

Putin: "Marrëdhëniet ruso-kineze kanë rëndësi globale"

 

Në prag të vizitës së kryetarit Xi Jinping, presidenti rus Vladimir Putin dha një intervistë për agjencinë e lajmeve "Itar-tas", ku thekson se Rusia dhe Kina janë dy vende me ndikim të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare.

 

Sipas tij, ato janë anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, janë dy grupet më të mëdha ekonomike, ndaj marrëdhëniet e partneritetit strategjik midis Rusisë dhe Kinës jo vetëm kanë rëndësi dypalëshe, por edhe globale.

                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                             

Putini vlerësoi faktin se Xi Jinping do të vizitojë Rusinë. Kreu i shtetit kinez zgjodhi Rusinë si vendin e parë për të bërë një vizitë jashtë shtetit dhe sipas tij kjo është dëshmi e marrëdhënieve të posaçme të partneritetit strategjik midsi Rusisë dhe Kinës.

 

Ai vuri në dukje se aktualisht marrëdhëniet midis Kinës dhe Rusisë janë intensive dhe në periudhën më të mirë të zhvillimit në histori. "Të dyja palët kanë besim të fortë te njëra-tjetra, mirëkuptohen për çështjet thelbësore, ndaj marrëdhëniet ruso-kineze janë të gjithanshme", shprehet Putin.

Putni tha gjithashtu se aktualisht Kina është partneri më i madh i tregtisë i Rusisë. Ai shton se unanimiteti për çështje të rëndësishme ndërkombëtare u bë element thelbësor në ruajtjen e qendrueshmërisë politike të botës. Brenda strukturës së OKB-së, të vendeve të BRICS-it, të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, dhe të ASEAN-it, Rusia dhe Kina përpiqen së bashku, të nxisin ndërtimin e një rendi të ri botëror më të barabartë, të ruajnë paqen dhe sigurinë, të repektojnë ligjet ndërkombëtare.

 

"Ky është kontributi i përbashkët i të dyja vendeve për zhvillimin e qendrueshëm të botës", shprehet shefi i Kremlinit.

  

Putini ritheksoi se Rusia dhe Kina kanë treguar se kanë qënë pjesë e rëndësishme për zgjidhjen e problemeve urgjente me një qasje më të arsyeshme dhe praktike. Të dyja palët kanë ruajtur të njëjtin parim gjatë procesit të zgjidhjes së disa problemeve, duke përfshirë situatën në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Jugore, problemin bërthamor në Gadishullin Korean, programit atomik të Iranit, etj.(Vera)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China