Kreu i Shtetit i Kinës mbërriti në Moskë në orën vendore 11 e 55 minuta me avion të posaçëm. Ai u prit në aeroport nga ministri rus për Lindjen e Largët.
Pas ceremonisë së pritjes, lideri kinez u prononcua për mediet.
Ai theksoi se, Kina dhe Rusia janë vendet më të mëdha fqinje, janë vende në zhvillim si dhe forca të rëndësishme për të mbrojtur paqen, sigurinë dhe stabilitetin e botës.
Kina dhe Rusia ndodhen në një fazë kyçe të marrëdhënieve dypalëshe, ndërsa të dy popujt presin më shumë nga bashkëpunimi dypalësh. Në situatën aktuale me ndryshime të konsiderueshme, Kina dhe Rusia kanë përgjegjësi të ruajnë paqen dhe zhvillimin e rajonit dhe të popujve. Kina i trajton me përparësi marrëdhëniet diplomatike me Rusinë.
"Shpresoj se në takimet me presidentin Putin dhe liderët rusë, mund të arrihen konsensuse dhe arritje të reja të rëndësishme"
Besohet se kjo vizitë do të shtojë forca të reja për zhvillimin e marrëdhënieve të gjithanshme të partneritetit strategjik, në të mirë të të dy popujve.
Rusia është stacioni i parë i turit të vizitave të liderit kinez Xi Jinping pas marrjes së postit të tij si kryetari i Shtetit i Kinës. Pas Rusisë, Xi Jinping do të vazhdojë vizitat shtetërore në Tanzani, Afrikën e Jugut, Republikën e Kongos, dhe do të marrë pjesë në samitin e 5-të të vendeve "BRIKS" në Durban.
(Zhan Dian/Albana)