PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Tang Jiaxuan: "Japonia duhet të trajtojë seriozisht historinë dhe realitetin"
2013-03-21 20:06:42 CRI Komenti juaj Printoni
Kryetari i Shoqatës së Miqësisë Kinë-Japoni Tang Jiaxuan u takua të mëkurën në Pekin me homologun e tij të Shoqatës kino-japoneze për Ekonominë dhe Tregtinë CHO FUJIO.

Gjatë takimit, Tang Jiaxuan u shpreh se zgjidhja e krizës mbi ishujt Diaoyu është pengesa më e madhe midis Kinës dhe Japonisë. Ai shtoi se Japonia duhet të trajtojë si duhet historinë dhe realitetin si dhe nëpërmjet negociatave me palën kineze të kërkojnë bashkërisht gjetjen e një zgjidhjeje.

"Kina dhe Japonia historikisht kanë qenë fqinjë të rëndësishëm, ndaj për Pekinin ka rëndësi të madhe ruajtja e bashkëpunimit dhe miqësisë me Tokion.

Pekini shpreson se nga ky takim mund të thellohen shkëmbimet në fushat ekonomike dhe kulturore midis dy vendeve, për të përmirësuar gjendjen aktuale midis Kinës dhe Japonisë," shtoi Tang Jiaxuan.

Për këtë, pala japoneze u shpreh se Tokio është i gatshëm të thellojë shkëmbimet dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme si ekonomiko-tregtare dhe kulturore me Pekinin, me qëllim kthimin e marrëdhënieve kino-japoneze në rrugën e duhur. (Yin Xiao/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China