PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Turneu i parë për Xi Jinping, një epokë e re për diplomacinë kineze
2013-03-21 20:20:48 CRI Komenti juaj Printoni

Në paraditen e 22 marsit, kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping u largua nga Pekini, për të nisur vizitën e tij zyrtare në Rusi, Tanzani, Afrikën e Jugut, Republikën e Kongos, si dhe do të marrë pjesë në samitin e pestë "BRIKS" në Durban. Turneu 9-ditor në Azi, Europë dhe Afrikë, është turneu i parë i kryeliderit të ri të Kinës si dhe një prezantim i parë në arenën ndërkombëtare.

Vizita e numrit një të Kinës ka tërhequr vëmendjen e mbarë botës, pasi në këtë vizitë përfshihen vendet e mëdha, vendet fqinje dhe vendet në zhvillim. Për këtë, shefi i Institutit të Studimeve mbi Çështjet Ndërkombëtare të Kinës Qu Xing theksoi;

"Vendet e mëdha janë vende kyçe, vendet fqinje janë të parat, vendet në zhvillim janë bazë dhe marrëdhëniet shumëpalëshe janë shumë të rëndësishme."

Për shumë vjet, liderët e Kinës dhe të Rusisë kanë vizituar njëri-tjetrin si vende të para menjëherë pas marrjes së mandatit të tyre. Xi Jinping e vazhdon këtë traditë dhe specialistët janë të mendimit se kjo gjë tregon vazhdueshmërinë e stabilitetin e marrëdhënieve dypalëshe. Në këtë vizitë, fokusimi më i lartë do të jetë tek shtimi i importeve të naftës bruto në Kinë."

Për vizitën në Afrikë, studiuesja mbi Azinë Perëndimore dhe Afrikën, pranë Akademisë së Shkencave Sociale He Wenping tha se,

"Së pari, kjo vizitë tregon se Afrika është e rëndësishme, pasi është një kontinent me më shumë vende në zhvillim. Së dyti, tregojmë vazhdueshmërinë e politikave tona për Afrikën, ne vazhdojmë t'u kushtojmë rëndësi marrëdhënieve midis Kinës dhe Afrikës. "

Gjatë 26-27 mars, samiti i 5-të i "BRICKS" do të zhvillohet në Durban dhe liderët do të shkëmbejnë mendimet mbi forcimin e marrëdhënieve, thellimin e bashkëpunimit midis vendeve "BRICKS" dhe Afrikës, dhe problemeve rajonale e ndërkombëtare.

Z. Qu Xing theksoi se për të patur një "BRIKS" më të lulëzuar duhet ngritja e një banke që do të ofrojë një mbështetje të fortë. Rezerva valutore është përkrahje reciproke dhe një nxitje për ekuilibrin e reformës së sistemit financiar ndërkombëtar."

(Zhan Dian)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China