Rrjetet kompjuterike të transmetuesve dhe bankave të Koresë së Jugut u bllokuan plotësisht, raportuan të mërkurën mediat lokale.
Rrjetet kompjuterike të "KBS", "MBC" e "YTN" dhe ato të dy bankave, "Shinhan" e "Nonghyup" u bllokuan rreth orës 14:00.
Policia tha se mund të bëhej fjalë për një sulm kibernetik, por hetimet vijojnë. (Ardi Pulaj)