PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Yun e Wang bisedojnë për Korenë e Veriut
2013-03-20 14:50:00 CRI Komenti juaj Printoni

Ministrat e jashtëm të Koresë së Jugut dhe Kinës, Yun Byung-se dhe Wang Yi biseduan të martën për 40 minuta në telefon, njoftoi dikasteri i punëve të jashtme në Seul.

Yun i bëri thirrje shefit të ri të diplomacisë kineze, Wang, që të bashkëpunojnë për zbatimin e sanksioneve të fundit të OKB-së ndaj Koresë së Veriut.

Dy ministrat ranë dakord për të punuar për zgjidhjen në mënyrë paqësore të çështjes bërthamore.

Yun gjithashtu i kërkoi Wang që Kina të bashkëpunojë për t'a kthyer Korenë e Veriut në një anëtar të përgjegjshëm të komunitetit ndërkombëtar, raportoi agjencia e lajmeve e Seulit,"Yonhap" duke iu referuar një deklarate të ministrisë së jashtme. (Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China