Kina bëri thirrje të mërkurën për shtimin e besimit dhe rritjen e mirëkuptimit reciprok për të shtyrë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mbi programin bërthamor të Iranit.
Irani dhe pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit plus Gjermaninë filluan bisedimet në nivel ekspertësh në Stamboll të Turqisë të hënën.
Bisedimet do të përqendrohen tek shqyrtimi i një propozimi të rishikuar që i kërkon Iranit të ndërpresë pasurimin 20 për qind të uraniumit dhe ndalimin e veprimeve në uzinën nëntokësore Fordow, në këmbim të heqjes së disa sanksioneve.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Hong Lei tha se takimi ka shtuar besimin mes palëve.
Ai u bëri thirrje palëve për të shtuar përpjekjet diplomatike. (Leftion Peristeri)