Kina dhe Rusia pritet të nënshkruajnë një marrëveshje për tregtinë e naftës dhe ndërtimin e një gazsjellësi, gjatë vizitës së presidentit kinez Xi Jinping, deklaroi për mediet zv-ministri i Jashtëm Cheng Guoping.
Cheng u tha gazetarëve se është arritur një marrëveshje midis liderëve të të dy vendeve për kompanitë shtetërore në tryezën e bisedimeve në Moskë.
Xi do të qëndrojë në Moskë më 22 deri 24 mars mes ftesën e presidentit rus Vladimir Putin.
Sipas zv-ministrit të Jashtëm, vizita e presidentit në Rusi menjëherë pas marrjes së detyrës, shënon miqësinë e gjatë tradicionale midis dy vendeve.
"Tregon rëndësinë që udhëheqësit e rinj të Kinës u kushtojnë marrëdhënieve me Rusinë," tha Cheng. (Leftion Peristeri)