PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina, Japonia dhe R. e Koresë, bisedime për Zonën e Tregtisë së Lirë
2013-03-19 20:23:01 CRI Komenti juaj Printoni

Kina, Japonia dhe Republika e Koresë do të mbajnë raundin e parë të bisedimeve për Zonën e Tregtisë së Lirë nga 26 deri më 28 mars në Seul, njoftoi Ministria e Tregtisë të martën.

Përfaqësues nga të tri vendet do të diskutojnë rreth mekanizmit, fushat dhe zbatimin e negociatave, tha zëdhënësi i ministrisë Shen Danyang.

"Duke qenë se të tre vendet janë ekonomitë më të mëdha të Azisë Lindore dhe kanë marrëdhënie të ngushta ekonomike, vendosja e Zonës së tregtisë së Lirë sa më shpejt që të jetë e mundur është në një linjë me interesat dhe përfitimet e përbashkëta," tha Shen.

Marrëdhëniet e qëndrueshme midis tre vendeve do të shërbejnë edhe për zhvillimin e qetë të marrëdhënieve politike në të aradhen, thotë Shen, i cili shton se Kina synon të bëjë përpjekje të përbashkëta për të arritur rezultate pozitive në bisedime.

Gjatë këtij viti do të ketë edhe dy raunde bisedimesh, në Japoni dhe Kinë, përkatësisht. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China