Zv.ministri i Jashtëm i Kinës Zhai Jun u shpreh të hënën në Pekin se kreu i Shtetit i Kinës Xi Jinping do të bëjë së shpejti një vizitë zyrtare në Afrikë. Vizita e liderit të Kinës shënon një veprim të ri e të rëndësishëm diplomatik midis Kinës dhe Afrikës, duke pasqyruar rëndësinë e këtyre marrëdhënieve.
Ai shtoi se kjo vizitë do të luajë një rol të rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve midis Kinës dhe vendeve afrikane, në forcimin e bashkëpunimit midis vendeve në zhvillim, si dhe në zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.
Sipas Zhai Junit, me përpjekjet e përbashkëta midis Kinës dhe vendeve afrikane, marrëdhëniet dypalëshe pritet të arrijnë në një epokë të artë zhvillimi.
Vizita e numrit një të Kinës Xi Jinping në Afrikë pritet të shtojë shkëmbimet e nivelit të lartë, arritjet në fusha të ndryshme, do të forcojë koordinimin në çështjet ndërkombëtare dhe rajonale si dhe do të shtojë aktivitetet në fushat kulturore, të arsimit etj. (Yin Xiao/Albana)