Presidenti kinez Xi Jinping do të zhvillojë vizita shtetërore në Rusi, Tanzani, Afrikën e Jugut dhe Republikën e Kongos, nga 22 deri më 30 mars.
Lajmin e konfirmoi të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Qin Gang.
Xi e zhvillon vizitën me ftesën e presidentit rus Vladimir Putin, atij të Tanzanisë Jakaya Mrisho Kikwete, të Afrikës së Jugut Jacob Zuma dhe presidentit të Republikës së Kongos Denis Sassou Nguesso.
Lideri kinez, do të marrë pjesë në takimin e pestë të liderëve të vendeve të BRICS-it, që do të mbahet më 26 dhe 27 mars në Durban, të Afrikës së Jugut. (Leftion Peristeri)