Përfaqësuesit e Iranit dhe pesë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, plus Gjermaninë nisën të hënën në Stamboll një raund tjetër bisedimesh për programin bërthamor të Teheranit.
Bisedimet zhvillohen në "Swiss Hotel" të qytetit turk, por konsultimet nisën të dielën menjëherë pas mbërritjes së delegacioneve.
Në takimin me dyer të mbyllura, që zgjat dy ditë, do të diskutohet axhenda e raundit tjetër të bisedimeve, që do të zhvillohet në prill në Almati të Kazakistanit. (Ardi Pulaj)