"Populli kinez do paqe. Do të vazhdojmë të mbajmë lart flamurin e paqes, të zhvillimit, të bashkëpunimit me leverdi të përbashkët, duke ngulur këmbë në zbatimin e strategjisë së hapjes së vendit ndaj botës së jashtme me përfitim reciprok. Do t'i kushtojmë vëmendje bashkëpunimit miqësor me vendet e ndryshme, duke përmbushur përgjegjësitë dhe detyrimet ndërkombëtare për të bërë përpjekje të përbashkëta me popujt e tjerë për realizimin e paqes dhe të zhvillimit", tha Xi Jinping. (Çan Jean/Albana)