PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mediat fokusohen tek liderët e legjislaturës së re
2013-03-16 20:07:25 CRI Komenti juaj Printoni
Më 14 dhe 15 mars Xi Jinping dhe Li Keqing u zgjodhën përkatësisht në postin e kryetarit të Shtetit të Kinës dhe kryeministrit të Këshillit të Shtetit. Lidhur me këtë mediat e huaja kanë botuar një sërë materialesh, ku shkruhet se liderët e legjislaturës së re përballen ende me ruajtjen e rritjes së shpejtë të ekonomisë dhe ngushtimin e boshllëqeve midis zonave urbane dhe rurale.

E përditshmja amerikane "The New York Times" botoi të premten një artikull me titull "Xi drejton zyrtarisht Kinën" në të cilin thuhet se Xi ka tregtuar një frymë më të afërt me masat popullore, ai shpreson se qeveria do të jetë më e pastër dhe më efektive si dhe më afër me masat popullore. Ai theksoi disa herë zyrtarisht se duhet të rregullohet ritmi i rritjes ekonomike nëpërmjet stimulimit të konsumit dhe zvogëlimit të pengesave për urbanizimin e fshatarëve në qytet.

Agjencia Reuters bëri të ditur se kryetari Xi Jinping është lideri më i lartë i Kinës, kurse kryeministri i Kinës Li Keqiang do të jetë përgjegjës për zbatimin e politikave qeveritare dhe do të mbikëqyrë ekonominë. Si vendi i dytë me ekonominë më të madhe në botë, kryeministri i Kinës Li Keqiang do të përballet me hendekun e madh midis të pasurve dhe të varfërve, çështjen në tregun e pasurive të patundshme dhe sfida të tjera dhe do të angazhohet për ruajtjen e rritjes ekonomike nëpërmjet zgjerimit të konsumit. (Vera/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China