PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Obama uron Xi Jinping-un
2013-03-15 10:38:02 CRI Komenti juaj Printoni

Të enjten në mbrëmje, presidenti amerikan Barak Obama i përcolli urimet e tij përmes telefonit liderit kinez Xi Jinping, që sapo u zgjodh si kryetari i Shtetit i Kinës. Në urimin telefonik, Obama theksoi se të dyja palët duhet të respektojnë njëra-tjetrën dhe të zgjerojnë bashkëpunimin.

Obama u shpreh se tani, marrëdhëniet amerikano-kineze ndodhen përpara një shansi historik, ku SHBA-ja shpreson që së bashku me Kinën të shtojë komunikim dhe partneritetin dypalësh në një linjë të qëndrueshme.

"SHBA-ja shpreson që të zgjidhë çështjet me interes të përbashkët nëpërmjet dialogut strategjik ekonomik dhe të zhvillojë tregtinë mes dy vendeve. Krahas këtyre, SHBA-ja është e gatshme që të shtojë bashkëpunimin, për të garantuar sigurinë, stabilitetin dhe lulëzimin e rajonit të Azi-Paqësorit," u shpreh Obama.

Xi Jinping nga ana e tij shprehu falënderime për urimet e presidentit Obama. Ai vuri në dukje se Kina dhe SHBA-ja kanë interesa gjigante të përbashkëta, si dhe divergjenca. Kina, në mënyrë këmbëngulëse, ruan dhe nxit marrëdhëniet dypalëshe, dhe është e gatshme të shtojë besim reciprok, të zgjerojë bashkëpunimin, të kontrollojë divergjencat, të ruajë shkëmbimet e nivelit të lartë dhe dialogun strategjik e ekonomik, për të gjetur një rrugë të re mes dy fuqive të mëdha.

Duke folur për çështjet tregtare, Xi Jinping u shpreh se të dyja palët duhet të insistojnë tek dialogu i barabartë dhe komunikimi i sinqertë, për të shmangur politizimin e çështjeve tregtare.

"Kjo do të konsolidojë gjithnjë e më shumë partneritetin tregtar mes dy vendeve dhe do të favorizojë të dy popujt si dhe ekonominë globale. Nëse nisemi nga fryma e respektit, hapjes dhe durimit, Kina dhe ShBA-ja mund ta shndërrojnë Paqësorin në një oqean të paqes dhe të bashkëpunimit," theksoi Xi. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China