Në mbledhjen e pestë plenare e mbajtur në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin, ishin të pranishëm 2957 deputetë, numri nevojshëm sipas ligjit.
Në prag të votimit, presidenti i ri i Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping, njëkohësisht kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, propozoi kandidaturat për postin e kryeministrit të Këshillit të Shtetit, zv/kryetarët e Komisionit Qendror Ushtarak të Kinës dhe kandidatët për komisionet përkatëse.
Pas votimit, Asambleja votoi Li Keqiang në postin e kryeministrit. Fan Changlong dhe Xu Qiliang u votuan si zv/kryetarë të Komisionit Qendror Ushtarak, bashkë me komisionerët Chang Wuanquan, Fang Fenghui, Zhang Yang, Zhao Keshi, Zhang Youxia, Wu Shengli, Ma Xiaotian, Wei Fenghe.
Njëkohësisht Asambleja rizgjodhi në postin e kryeprokurorit të Republikës, zotin Cao Jianming. Ndërsa kryetar i Gjykatës së Lartë u rizgjodh Zhou Qiang.
Presidenti i Kinës Xi Jinping nënshkroi urdhrin e parë presidencial, pas votimit të Asamblesë, duke mandatuar Li Keqiang në postin e kryeministrit. (Yin Xiao/Leftion Peristeri)