Një rrjet kombëtar për monitorimin e cilësisë së ajrit, me rreth 950 stacione, pritet që të vihet në funksionim në 190 qytete kineze brenda këtij viti.
Kjo u deklarua të premten nga zv/ministri për mbrojtjen e mjedisit, Wu Xiaoqing, gjatë një konference për shyp në kuadër të punimeve të Asamblesë Popullore.
Rrjeti, do të mundësojë publikimin në kohë reale të të dhënave të monitorimit të cilësisë së ajrit.
Wu shtoi se Ministria e mbrojtjes së mjedisit do t'i kërkojë kompanive, të cilat konsiderohen si ndotëset më të mëdhaja të ambientit, që të publikojnë në detaj informacionet rreth këtij fenomeni. (Ardi Pulaj)