Sesioni i parë i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës zgjodhi me votim të fshehtë në sesionin e parë të legjislaturës së 12-të, zotin Xi Jinping si presidentin e ri të Republikës Popullore të Kinës dhe si kryetarin e Komisionit Qendror Ushtarak.
Kryetar i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore është zgjedhur, Zhang Dejiang dhe Li Yuanchao është zgjidhur si zëvendëspresident i Kinës.
Zhang Dejiang
Ndërkohë, pas votimeve, është miratuar edhe projektligji për reformën dhe ndryshimin e kompetencave të Këshillit të Shtetit.
Në mbledhjen e sotme, u zgjodhën edhe 13 zv/kryetarët e Komitetit të Përhershëm të AKP-së, si dhe 161 anëtarët e këtij komiteti. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)
Li Yuanchao