Xi Jinping u zgjodh zyrtarisht si president i Kinës mëngjesin e së enjtes, në sesionin e parë të Asamblesë Kombëtare Popullore, pas votimit të fshehtë nga deputetët e legjislaturës së 12-të.
Ndërkohë ai u zgjodh si kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak të Republikës Popullore të Kinës.
Xi, u lind në vitin 1953. Ai është njëkohësisht sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës. (Yin Xiao/Leftion Peristeri)