Të martën u mbyll në Pekin sesioni i parë i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez të legjislaturës së 12-të. Anëtari i përhershëm i Byrosë Politike të KQ-së të PKK-së dhe kryetari i KKPPK-së Yu Zhengsheng mbajti fjalim në mbylljen e sesionit.
Sesioni, miratoi krijimin e 9 komisioneve të posaçme, të cilat janë përkatësisht Komisioni i Propozimeve, Komisioni Ekonomik, Komisioni i Popullsisë dhe Mjedisit, Komisioni i Arsimit, Kulturës dhe Sportit, Komiteti Shoqëror dhe Ligjor, Komisioni Etnik dhe Fetar, Komisioni i Emigrantëve të Hong Kongut, Makao-s dhe Tajvanit, Komisioni i Jashtëm, Komisioni Letrar dhe Historik.
Ndërkohë, është miratuar edhe lista me emrat e zv/sekretarëve të përgjithshëm të Komitetit Kombëtar të KKPPK-së dhe drejtorëve e zv/drejtorëve të komisioneve të posaçme. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)