PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pheniani: Marrëveshja e armëpushimit është shfuqizuar automatikisht
2013-03-14 20:25:57 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Koresë së Veriut u shpreh të enjten se "Marrëveshja koreane e armëpushimit" nuk njësoj si të tjerat: nëse një palë nuk e respekton këtë marrëveshje, atëherë ajo shfuqizohet automatikisht.

Zëdhënësi i bëri të ditur gazetarit të Agjencisë Qendrore të Lajmeve të Koresë që, lidhur me thëniet e Uashingtonit se Pheniani nuk mund ta anulojë në mënyrë të njëanshme "Marrëveshjen koreane të armëpushimit" , kryekomandati i ushtrisë koreanoveriore ka shpallur se që nga 11 marsi, koha kur sipas tij ShBA-ja nisi manovrat bërthamore, kjo marrëveshje bëhet plotësisht e pavlefshme. Ndryshe nga marrëveshjet e tjera, nëse një palë nënshkruese e kësaj marrëveshjeje nuk e respekton atë, atëherë ajo shfuqizohet automatikisht.

Zëdhënësi i diplomacisë koreanoveriore tha gjithashtu se në kushte të tilla të vështira si ato të një lufte, Pheniani nuk mund të vazhdojë të kufizohet më nga marrëveshja e armëpushimit. Nëse në të ardhmen ndodh ndonjë ngjarje destruktive në Gadishullin Korean, paralajmëroi ai, përgjegjësia bie plotësisht mbi ShBA-në. (Vera/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China