Zv.ministri i Punëve Civile të Kinës Jiang Li u shpreh të mërkurën në një konferencë shtypi të organizuar në Qendrën e Shtypit të legjislaturës së 12-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës se zgjedhjet demokratike janë bërë një pjesë e rëndësishme e zhvillimit të demokracisë bazë në fshatin kinez.
Këshillat e fshatrave, të zgjedhur nëpërmjet votimit demokratik, ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve ekonomike në fshat. Megjithatë, zgjidhja e këtyre problemeve është një proces, i cili kërkon konsultime, dëgjimin e sugjerimeve dhe arritjen e unanimitetit të mendimeve mes vetë fshatarëve.
Zv.ministri Jiang bëri të ditur se tani mbi 98 % e fshatrave në Kinë zbatojnë sistemin e zgjedhjeve të drejtpërdrejta dhe mbi 95 % e fshatarëve kanë marrë pjesë në këto zgjedhje. Raundi i fundit i zgjedhjeve në fshatrat kineze ka filluar në vitin 2011 dhe do të përfundojë sivjet. Afro 600 milionë fshatarë pritet të marrin pjesë në këto zgjedhje. (Vera/Artani)