PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Peniani: "Seuli do të ndëshkohet ashpër"
2013-03-13 20:14:12 CRI Komenti juaj Printoni

Peniani paralajmëroi të mërkurën se do të ketë ndëshkime të ashpra për të gjitha veprimet armiqësore të Seulit ndaj Koresë së Veriut, njoftoi agjencia e lajmeve KCNA.

Ministria e Forcave të Armatosura të Popullit, e cituar nga agjencia, përmendi disa veprime të Koresë së Jugut, që sipas saj mund të interpretohen vetëm si konfrontim.

Një nga to ishte edhe stërvitja e përbashkët ushtarake mes Koresë së Jugut dhe SHBA, që Peniani e cilësoi si objektivin e saj kryesor, në mënyrë që të mbrohet sovraniteti i vendit.

Sipas ministrisë, sulmi ndaj këtij objektivi do të jetë i pamëshirshëm.

Më herët Koreja e Veriut paralajmëroi se do të anulonte traktatin për ndalimin e luftës dhe gjithashtu kërcënoi me një sulm bërthamor për vetëmbrojtje nëse SHBA-ja provokonte luftën atomike. (Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China