Presidentja koreanojugore, Park Geun-hye tha të mërkurën se do të mbrojë vendin nga kërcënimet e Penianit për ndërmarrjen e veprimeve ushtarake.
"Pa marrë parasysh se çfarë sakrificash duhen bërë, unë do të bëj të gjitha përpjekjet që qytetarët tanë e vendi ynë të jenë të sigurtë", tha presidentja gjatë një fjalimi para të moshuarve.
Park shtoi se situata e sigurisë në Korenë e Jugut është përkeqësuar.
Deklaratat e saj erdhën pasi Koreja e Veriut paralajmëroi marrjen e masave të ashpra në përgjigje të stërvitjes së përbashkët ushtarake të Koresë së Jugut dhe SHBA-së dhe sanksioneve të OKB-së. (Ardi Pulaj)