PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Donilon: "SHBA mirëpret zhvillimin e Kinës"
2013-03-12 11:28:02 CRI Komenti juaj Printoni

Marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA-së janë pjesë e rëndësishme e politikave të presidentit amerikan Barak Obama gjatë mandatit të dytë, deklaroi këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, Thomas Donilon gjatë një fjalimi të hënën në "Asia Society" të Nju Jorkut.

Donilon, duke përmendur se presidenti Obama sapo ka filluar mandatin e dytë dhe udhëheqësit e rinj të Kinës së shpejti do të marrin postet e tyre, tha se kjo tregon se marrëdhëniet mes dy vendeve do të hyjnë në një fazë të re, me shanse e sfida të reja.

"Edhe në të ardhmen, partneriteti kino-amerikan do të përballet me bashkëpunimin, por dhe me sfidat", tha Donilon.

Ai shtoi se nuk është dakord me disa studiues, të cilët thonë se fuqitë e reja dhe të vjetra do të kenë përplasje. Donilon mohoi që SHBA-ja synon kufizimin e zhvillimit të Kinës, por tha se një partneritet më pozitiv është synimi i përbashkët i liderëve.

"Të dyja palët duhet të përmirësojnë kanalet e komunikimit dhe t'i kushtojnë rëndësi bashkëpunimit praktik", thotë ai.

Donilon theksoi se SHBA-ja dhe Kina duhet të konsolidojnë më tej bazën e bashkëpunimit ekonomik.

"SHBA-ja, duke mbështetur ndryshimin e mënyrës së zhvillimit në Kinë, do të përpiqet me të për stabilizimin e financave globale, përballimin e ndryshimeve klimaterike dhe krizës energjitike", theksoi këshilltari.

Donilon shtoi se SHBA-ja dhe Kina duhet të vazhdojnë të thellojnë marrëdhëniet ushtarake, të hapin më shumë kanale të besueshme të komunikimit dhe të zhvillojnë dialog me më shumë vlerë, për të ulur rrezikun e shkaktuar nga gjykimet e gabuara. (Jiang Lei/ Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China