PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina mirëpret komentet e këshilltarit për sigurinë kombëtare të Obamës
2013-03-12 20:33:57 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit, këshilltari për çështjet e sigurisë kombëtare i presidentit amerikan Barak Omaba, Tomas Donilon, u shpreh se pala amerikane mirëprit ngritjen e një Kine paqësore dhe të lulëzuar. Lidhur me këtë koment, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Hua Chunying u shpreh në Pekin se pala kineze e përshëndet qëndrimin e z. Donilon, si dhe dëshiron të bashkëpunojë me palën amerikane për të kërkuar rrugë të reja në marrëdhëniet e tipit të ri midis dy vendeve të mëdha.

Lidhur me shqetësimin e shprehur nga Doniloni për sigurinë në internet, zëdhënësja Hua vuri në dukje se Kina bën pjesë në grupet e prekshme sa i përket sigurisë në internet dhe ka vuajtur mjaft nga sulmet kibernetike. Në hapësirën e internetit, nuk duhet luftë, por bashkëpunim dhe rregulla, tha ajo, duke shtuar se Pekini dëshiron që, nisur nga respekti dhe besimi i ndërsjellë, të zhvillojë dialog konstruktiv dhe bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar, duke përfshirë edhe SHBA-në, për të ruajtur së bashku paqen, sigurinë, hapjen dhe bashkëpunimin në hapësirën kibernetike.(Vera/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China