Sesioni i parë i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez i legjislaturës së 12-të, do të mbyllë punimet më 12 mars. Punimet do të mbyllen nga fjala e kryetarit të ri.
Gjatë gjithë zhvillimit të mbledhjes, Radio e Jashtme e Kinës (CRI) do të transmetojë drejtpërdrejt në gjuhën kineze dhe angleze në shërbimet e saj radiofonike, si edhe në sitin e gjuhëve kineze dhe angleze në CRIonline.
Krahas këtyre, transmetimi direkt do të bëhet edhe nga shërbimi i videos T&D. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)