Republika Demokratike e Koresë duket se ka ndërprerë një linjë të brendshme koreane komunikimi, në vazhdën e kërcënimeve të javës së fundit, tha Ministria e Bashkimit të hënën në Seul.
Ministria thotë se Peniani ka ndërprerë një lidhje të brendshme telefonike që shërbente për komunikimin gjatë emergjencave përgjatë zonë çarmatosur Panmunjom, e cila ndan dy Koretë, raportoi Agjencia e Lajmeve Yonhap.
Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara kanë filluar të hënën manovrën e përbashkët ushtarake "Vendosmëri Kyçe", e cila parashikohet të zgjasë deri më 21 mars, pavarësisht kërcënimeve të Penianit për anulimin e marrëveshjes së armëpushimit që ndërpreu Luftën Koreane (1950-53). (Leftion Peristeri)