PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, 30 ministra të hetuar në 5 vitet e fundit
2013-03-11 10:42:30 CRI Komenti juaj Printoni

Prokuroria e Kinës ka hetuar gjithsej 30 zyrtarë në nivel ministri apo më të lartë, gjatë 5-vjeçarit të kaluar, tha të dielën kryeprokurori i Kinës Cao Jianming, duke mbajtur raportin e punës gjatë sesionit të parë të Asamblesë Kombëtare Popullore të legjislaturës së 12-të.

Cao vuri në dukje se prokuroria ka hetuar gjithashtu mbi 166 mijë çështje, në të cilat përfshihen afro 220 mijë persona. Ndër ta, 13 mijë janë nëpunës me nivel qyteze, 950 janë në nivel qyteti dhe 30 në nivel ministri apo më të lartë.

Çështjet kryesore gjatë kësaj periudhe ishin: ajo e ish-kryetarit të Bashkisë së Chongqing-ut dhe ish-anëtarit të Byrosë Politike Bo Xilai, ish-ministrit të Hekurudhave Liu Zhijun dhe ish-kryetarit të Federatës Shtetërore të Futbollit, Nan Yong.

Duke folur për punën e sivjetshme, kryeprokurori Cao u shpreh se do të vazhdohet t'i kushtohet vëmendje çështjeve të korrupsionit që dëmtojnë interesat e publikut, me hetimin e zyrtarëve që shpërdorojnë detyrën.

Ai shtoi se do të luftohet korrupsioni duke rritur mbikëqyrjen mbi prokurorët dhe nxitjen e ndërtimit të një sistemi ligjor kundër korrupsionit. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China