PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
MJK: "Nuk ka dy Kina"
2013-03-11 20:54:13 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Hua Chunying iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me ceremoninë përkujtimore për tërmetin dhe cunamin e 11 marsit në Japoni.

Znj. Hua u shpreh se, pas tërmetit të 11 marsit 2011 dhe cunamit të mëpasshëm që goditi Japoninë, qeveria dhe populli kinez i shprehën popullit japonez ngushëllimet dhe mbështetjen e tyre, e po ashtu Tajvani i Kinës i ofroi popullit japonez ndihmë. Në ceremoninë përkujtimore të zhvilluar sivjet, pala japoneze i vendosi personalitetet nga Tajvani së bashku me stafin e misioneve diplomatike dhe të institucioneve ndërkombëtare, duke shkelur parimet përkatëse të "Deklaratës së përbashkët kino-japoneze" dhe premtimet e Tokios lidhur me problemin e Tajvanit. Kina i ka shprehur palës japoneze kundërshtimin e saj të vendosur dhe pakënaqësinë e madhe, si edhe proteston ashpër ndaj një veprimi të tillë.

"Dua të theksoj edhe një herë se pala kineze kundërshton me vendosmëri çdo vend dhe çfarëdo forme që përpiqet të krijojë dy Kina, ose një Kinë e një Tajvan. Një përpjekje e tillë është plotësisht e pamundur. Ne e nxitim palën japoneze të ndreqë gabimin dhe të mbajë premtimet," u shpreh zëdhënësja e diplomacisë kineze Hua Chunying. (Vera/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China