Mbledhja e katërt plenare e sesionit të parë të Konferencës Konsultative Politike, pritet të zgjedhë të hënën udhëheqësit e rinj.
Lidershipi përfshin kryetarin dhe zëvendësit e tij, sekretarin e përgjithshëm dhe anëtarët e Komitetit të Përhershëm.
Konferenca Konsultative Politike është organizata patriotike e fronit e popullit kinez, që shërben si një mekanizëm kyç për bashkëpunimin ndërpartiak dhe konsultimin politik nën udhëheqjen e Partisë Komuniste të Kinës, simboli kryesor i demokracisë sociale.
Përfaqësuesit e saj janë anëtare të PKK-së dhe parive jo-komuniste, personazhe pa lidhje me partitë, përfaqësues nga organizatat e popullit, minoritetet etnike dhe shtresave të ndryshme sociale.
Gjithashtu ka përfaqësues nga bashkatdhetarët nga Hong Kong-u, Makao dhe Tajvani, si edhe emigrantë kinezë të ftuar posaçërisht. (Leftion Peristeri) .