Yu Zhengsheng u zgjodh të hënën kryetar i Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative të Popullit Kinez.
Zgjedhja e tij u bë gjatë takimit të katërt plenar të sesionit të parë të Komitetit Kombëtar të legjislaturës së 12-të të Konferencës.
Gjithashtu u zgjodhën edhe 23 zv/kryetarë, mes të cilëve është edhe Guvernatori i Bankës Popullore të Kinës, Zhou Xiaochuan.
Konferenca, një organ i rëndësishëm, përbëhet nga përfaqësues të Partisë Komuniste, subjekteve të tjera, intelektualët pa bindje politike, përfaqësues të organizatave e të grupeve etnike, të diasporës, por edhe nga Hong Kongu, Makao dhe Tajvani. (Ardi Pulaj)