PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina zotohet për reforma
2013-03-10 19:27:13 CRI Komenti juaj Printoni
Qeveria kineze planifikon zbatimin e një pakete reformash për të ofruar shërbime më cilësore për publikun.

Kjo u bë e ditur të dielën gjatë sesionit të Asamblesë Kombëtare Popullore nga këshilltari shtetëror, Ma Kai.

Reforma përfshin zgjidhjen e problemeve aktuale në qeverinë qendrore, vendos principet e prioritetet në transformimin e portofoleve ministrore dhe synon ashpërsimin e luftës ndaj korrupsionit.

Në të përfshihet reduktimi i procedurave të shqyrtimit e miratimit të projekteve të investimeve, krijimi i më shumë mundësive për themelimin e organizatave joqeveritare, dhënien e më shumë autonomie qeverive lokale për miratimin e projekteve e marrjen e masave të mëtejshme kundër korrupsionit në rradhët e zyrtarëve shtetërore.

Reforma e qeverisë gjithashtu përfshin krijimin e një regjistri për pasuritë e paluajtshme dhe të një sistemi social bazuar në numrat e letërnjoftimeve të kinezëve, për të shmangur abuzimet. (Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China